Sport Allegri mbyll çështjen “Dybala”: Kërkoi falje, ka fanellën me numrin 10 të...

Allegri mbyll çështjen “Dybala”: Kërkoi falje, ka fanellën me numrin 10 të Juventusit

Në prag të transfertës në Sassuolo, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri doli në konferencë për shtyp teksa foli për ndeshjen, formacionin e mundshëm dhe çështjen “Dybala”.

“Dybala ka përgjegjësi të madhe, ka fanellën me numrin 10-të të Juventusit dhe në mungesë të Chiellini ai ishte kapiten. Dybala kërkoi falje, ai kishte një qëndrim që nuk ishte në përputhje me përgjegjësitë e tij, por ai e kuptoi. Çështja është mbyllur”, theksoi Allegri.

Formacioni –Jemi në një moment të mirë, gjatë javës do të kthehet Chiellini dhe Bonucci. Mund të luajë De Sciglio me Caceres, Rugani dhe Alex Sandro. Dybala? Në balotazh me Bernardeschi. Khedira me shumë mundësi do jetë në fushë, varet se kush luan midis Bernardeschi dhe Dybala. Jam i lumtur me gjendjen fizike, që është e mirë dhe në rritje. Matuidi është mirë, Sczcesny do kthehet në portë”.

Champions po afrohet –  “Ne kemi një kampionat për të fituar, kur të jemi për në Champions do flasim për Champions. Përndryshe harrojmë objektivin kryesor që është kampionati. Ne duhet të kthehemi në një ekip mbrojtës”.