Sport Allegri: Nuk e kërkova Higuainin. Fitoret e Contes, meritë e klubit

Allegri: Nuk e kërkova Higuainin. Fitoret e Contes, meritë e klubit

Trajneri i Juventus-it Massimiliano Allegri ka dhënë një intervistë të gjatë për “Sky Sport” në programin “Mister Condo”.

Mes temave të shumta trajneri bardhezi ka ndalur edhe te ndryshimi i modulit në janar i cili revolucionarizoi sezonin e “Zonjës së Vjetër”, por ka bërë edhe një “vlerësim” për ish-in e bardhezinjve Antonio Conte.

“Kishim nevojë për një ndryshim mentaliteti, sepse më atë modul, djemtë nuk mund të jepnin më shumë. Tevez dhe Pirlo zgjodhën, Vidal ishte një okazion i merkatos që Juve dhe unë vendosëm ta shfrytëzojmë. Një vit më pas situata ndryshoi. Të tre vitet kanë qenë të ndryshëm. Në të parin duhet të vetëm të rriteshim në Europë”.

Mbrojtja me katër?

“Bonucci, Barzagli dhe Chiellini janë më të fortët në Europë dhe mund të luajnë si të duan dhe prova është finalja e 2015-ës ndaj Barcelona-s ku luajtën një për një për 50 minuta”.

“Viti i dytë?”

“Janë dhjetë lojtarë të rinj senatorët nuk njiheshin në dhomat e zhveshjes, duhej kohë për t’u rinisur në një mënyrë tjetër. Nuk e kisha kërkuar Higuainin, unë jap sinjale dhe atë vit thashë se pas finales së Champions-it duhet të përmirësoheshim. Gjatë lojës Dybala spikat më shumë, Pogba është i jashtëzakonshëm, sepse ka fizik dhe teknikë. Nuk kam bërë asgjë për ta mbajtur Pogban në Torino edhe sepse kur shoqëria më tregoi shifrat…”.

Conte

Ndërkohë livornezi ka bërë edhe një vlerësim për punën e pararendësit të tij te Juve, Antonio Conte: “Conte bëri mirë, por ishte merita e të gjithëve duke nisur nga shoqëria, e vështirë që një trajner të bëjë gjithçka i vetëm”.

Bonucci

Leonardo Bonucci, ditët e fundit është vënë në qendër të zërave të merkatos, të cilat e shohin atë drejt kalimit te Chelsea për të punuar sërish me Antonio Conten.

Por këto zëra u frenuan menjëherë nga trajneri Massimiliano Allegri, sipas të cilit Bonucci do të jetë udhëheqësi i Juventusit edhe në të ardhmen.

Allegri tregoi një moment tensioni mes tij dhe Bonuccit, pikërisht përpara ndeshjes mes Juventusit e Portos, kur ai e la mbrojtësin jashtë skuadre. Sipas Allegrit, në atë çast u duk se ishte një vendim i drejtë i marrë prej tij, pavarësisht se pranoi se edhe ai kishte gabuar.

“Ndaj Portos luajtëm shumë mirë, por pas dy ditëve Bonucci u bashkua me skuadrën, sepse ai është një futbollist i rëndësishëm e i jashtëzakonshëm. E mbi të gjitha ai duhet të kuptojë se do të jetë udhëheqësi i Juventusit në të ardhmen”, ishte deklarata e Allegrit.