Sport Allegri pranë United, do të përfitojë një pagë të majme

Allegri pranë United, do të përfitojë një pagë të majme

Massimiliano Allegri do të jetë trajner i Manchester United. Strategu italian u largua nga Juventusi në fund të sezonit të shkuar dhe që nga ajo kohë, ka nisur kurse për të mësuar gjuhën angleze. Allegri e ka pranuar publikisht se dëshiron të drejtojë një ekip në Premier League dhe Manchester United është ekipi i duhur për të.

Ole Gunnar Solskjaer është në fije të perit dhe në rast se e humbet sfidën kundër Liverpool, me shumë gjasa është i larguar. Raportohet se Allegri dhe drejtuesit e Manchester United kanë pasur edhe bisedime konkrete, me të dyja palët që kanë gjetur një akord sa i takon kushteve financiare.

Allegri do të përfitojë më shumë se 7 milionë euro në sezon (rroga që merrte te Juventus) dhe flitet se paga e tij do të jetë rreth 9-10 milionë euro. Gjatë javës së ardhshme, pritet dhe zyrtarizimi i italianit në krye të “Djajve të Kuq”.