Kryesore Ambasada Amerikane uron përvjetorin e Departamentit të Shtetit me bustin e Skënderbeut

Ambasada Amerikane uron përvjetorin e Departamentit të Shtetit me bustin e Skënderbeut

Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar 230-vjetorin e krijimit të Departamentit Amerikan të Shtetit nëpërmjet një fotoje ku shfaqej edhe busti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Në këtë foto të publikuar nga ambasada. Sekretari i Shtetit John Kerry pozon me trupën e marinsave të Ambasadës Amerikane, përpara statujës së Skënderbeut, në Muzeun Kombëtar të Historisë në Tiranë

“Për më shumë se dy shekuj, Ambasadat, Konsullatat dhe diplomatët tanë në mbarë botën, kanë forcuar partneritetet dhe miqësitë tona, si dhe kanë nxitur zhvillim ekonomik botëror. Përgjatë këtij viti, ne do të postojmë foto historike që përfaqësojnë diplomacinë e Shteteve të Bashkuara dhe miqësinë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë”, shkruan Ambasada Amerikane.