Politika Ambasada e SHBA: Ja si Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese...

Ambasada e SHBA: Ja si Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale

Ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës përmes një video informuese thekson se Gjykata Kushtetuese duhet te jete funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë.

Ambasada e SHBA-së në vendin tonë duke kujtuar problemin e të shkuarës me këtë gjykatë, nënvizon se shpesh parlamenti dhe presidenti nuk binin dakord për një gjyqtar dhe kjo shkaktonte vende bosh për një kohë të gjatë.

“Në videon e kaluar, ju mësuat mbi procesin e vetingut. Këtë javë, ne do të flasim për Gjykatën Kushtetuese. Shihni këtë video për të mësuar se si Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit.”