Aktualitet Ambasada e SHBA: Vizat janë bllokuar për 23 gjyqtarë e prokurorë

Ambasada e SHBA: Vizat janë bllokuar për 23 gjyqtarë e prokurorë

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka revokuar vizat për 23 gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë.

Ka qenë vetë ambasada e SHBA-së që ka njoftuar për mediat se janë 23 gjyqtarë dhe prokurorë të cilëve iu është revokuar viza në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mediat raportuan fillimisht për 70 gjyqtarë dhe prokurorë të cilët nuk lejohen të udhëtojnë në drejtim të SHBA.

Lista ka prekur të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, si dhe drejtuesit e prokurorive në rrethe.

Kjo listë me 23 zyrtarë nuk është bërë publike nga ambasada.

“Ambasada e SHBA ka njoftuar një javë më parë se ka revokuar vizat për disa gjyqtarë dhe prokurorë.

Ndërsa raportimet në media se janë 70 gjyqtarë dhe prokurorë të cilëve u është refuzuar viza, janë të pavërteta.

SHBA ka revokuar vizat për 23 gjyqtarë dhe prokurorë. 48 gjyqtarë dhe prokurorë vazhdojnë të kenë viza të vlefshme për në SHBA.

Emrat nuk bëhen të ditura për arsye konfidenciale”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA.