Kryesore Ambasada SHBA në Tiranë për Tahirin: Dënim shkurajues në krahasim me akuzat...

Ambasada SHBA në Tiranë për Tahirin: Dënim shkurajues në krahasim me akuzat e rënda

Dy përfaqësueset e SHBA-së që pritën vendimin për Tahirin. Në foto, momenti kur dolën nga gjykata

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar sot për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ambasada thekson se “dënimi i zotit Tahirit për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara“, por nënvizon se “dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuza”.

Deklarata e plotë e ambadasës së SHBA në Tiranë:

Vendimi i djeshëm kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta.

Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat.

Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë.