Politika Ambasadorja Yuri Kim i shkon në zyrë Ilir Metës

Ambasadorja Yuri Kim i shkon në zyrë Ilir Metës

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim është takuar këtë të premte me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Meta përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe foto nga takimi në zyrën e partisë që drejton.

Meta bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të partneritetit strategjik dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

“Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE”, shkruan Meta në Facebook.