Aktualitet Ambasadorja Yuri Kim takon Vlora Hysenin, drejtoreshën e re të SHISH

Ambasadorja Yuri Kim takon Vlora Hysenin, drejtoreshën e re të SHISH

Ambasadorja Yuri Kim ka takuar sot Vlora Hysenin, Drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, për ta uruar për emërimin e ri dhe për t’i uruar suksese në këtë rol të rëndësishëm.

Të dyja ranë dakord mbi rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri në sigurinë kombëtare dhe inteligjencën.

Ambasadorja Kim shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë me efektivitet sfidat.