Bota Amerika Latine vuan rënien më të madhe ekonomike nga COVID-19

Amerika Latine vuan rënien më të madhe ekonomike nga COVID-19

Sipas Komisionit Ekonomik për Amerikën Latine dhe Karaibet (ECLAC), pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) do të ketë efekte shkatërruese në ekonominë e Amerikës Latine.

Në një raport, ECLAC theksoi se “këtë vit pandemia do të prek rëndë ekonominë e rajonit me një shkurtim prej 9,1 për qind apo më e keqja e regjistruar”.

ECLAC theksoi se “parashikohet që rreth 2,7 milionë biznese të mbyllen në vitin 2020, papunësia të rritet në 37,7 % dhe varfëria të arrijë në 37,7 të popullsisë, gjë të cilat do të shkaktojë një pengesë 10-vjeçare, si dhe rritje të lartë të pabarazisë dhe varfërisë në rajonin më të pabarabartë në planet”.

Rënia më e madhe në të ardhurat do të jetë në Amerikën e Jugut me 9,4 %, ndjekur nga Amerika Qendrore dhe Meksika me nga 8,4 %.

Në botë nga dhjetë vendet me normat më të larta të vdekjes nga koronavirusi, gjashtë janë në Amerikën Latine dhe Karaibe.