Extra Ana e errët e Princit Filip, tradhtitë dhe antipatia ndaj Lady Diana

Ana e errët e Princit Filip, tradhtitë dhe antipatia ndaj Lady Diana

Ka një anë të errët në jetën e gjatë të Princit Filip të Edinburgut. Dhe është e lidhur me pasionin e tij, pozitiv dhe negativ ndaj grave. Filipi u konsiderua që në moshë të re një “pushtues” aq sa fama e tij ishte gati të hidhte në erë martesën e tij me Elizabetën. Ka patur shumë thashetheme në lidhje me jetën e Filipit që Pallati Buckingham u përpoq t’u mbyllte gojën.

Një serial i njohur televiziv, “The Crown” tregon jetën e Royals. Dhe pikërisht në këtë trillim përmenden pasionet e princit Filip. Sidoqoftë, disa libra kanë shfaqur emra dhe mbiemra rreth të dashurave të pretenduara të princit. Më i njohuri, edhe nëse kishte pak sukses, ishte “Burri im dhe unë: Historia e Brendshme e 70 Viteve të Martesës Mbretërore”, botuar në 2017.

Pat Kirkwood

Në 1948 thuhet se Princi Filip u bashkua me aktoren Pat Kirkwood në dhomën e zhveshjes së Hippodromit në fund të një spektakli. Princi i sapomartuar e çoi për darkë në restorantin Les Ambassadeurs. Se çfarë ndodhi atë natë nuk dihet, por ajo që dihet është se që të dy hëngrën mëngjesin së bashku të nesërmen.

Filipi atëherë kishte një pëlqim për Galina Sergeevna Ulanova, balerinën e parë absolute të Bolshoi. Princi ishte një nga admiruesit e saj dhe gjatë një qëndrimi në Londër të balerinës ai donte ta takonte. Zërat e këqinj flasin për një aventurë kalimtare mes të dyve, të tjerët anonin drejt një simpatie profesionale.

Hélène Cordet

Helene Cordet ishte një aktore e njohur greke e kabareve dhe mikesha e fëmijërisë së Filip. Pa u martuar ajo kishte dy fëmijë pa zbuluar kurrë atësinë e tyre. Thashethemet treguan për Filipin, babain e pretenduar. Helen Cordet vite më vonë u martua me një aviator francez i cili pretendoi të dy atësitë në martesën e saj të dytë, por për adhuruesit e thashethemeve u duk se ishte një “fasadë”.

Susan Barrantes

Midis të dashurave të dyshuara të Filipit, gjithashtu shfaqet edhe vjehrra e djalit të tij Andrea. Bëhet fjalë për Susan Barrantes, nëna e Sarah Ferguson, gruaja e Andreas, fëmija i katërt i Filipit. Askush nuk ka prova në lidhje me këtë pretendim të rrallë, por thashethemet u përhapën për shumë vite, deri në vdekjen e saj të parakohshme në 1998, në një aksident automobilistik.

Autorja e romaneve Daphne du Maurier referohej si dashnorja zyrtare e princit. Një thashethem që nuk është konfirmuar kurrë dhe që duket se ka dalë nga shërbëtorët.

Marrëdhënia me Lady Diana – Dhe së fundmi Lady Diana duhet të shtohet në mesin e grave të princit. Jo si një dashnore e tij, por për marrëdhënien e paqartë  mes të dyve. Deklaratat e një mikeshës së Dianës në vitin 2008 shkaktuan një sensacion, sipas të cilit Filipi i drejtoi nuses së tij “fjalë plot mizori dhe përbuzje”. Fjalitë janë mohuara nga Pallati Buckingham, natyrisht. Në të vërtetë, vite më vonë komisioni hetimor që hetoi vdekjen e gruas së Karlos gjeti letra që Diana dhe Filip po i shkruanin njëri-tjetrit në periudhën më të errët. Diana i kërkoi ndihmë vjehrrit të saj për të shpëtuar martesën dhe Filipi me shumë ndjenjë premtoi se ai do të bënte gjithçka për ta ndihmuar por në të njëjtën kohë pranoi: “Unë nuk jam një këshilltar martese shumë i talentuar”.