Opinione “Analistët që shfaqin pakënaqësi ndaj Bashës janë antiamerikanë”

“Analistët që shfaqin pakënaqësi ndaj Bashës janë antiamerikanë”

Avokati Spartak Ngjela i njohur për komentet e tij sidomos për situatën politike dhe parashikimet e asaj që pritet të ndodh, habit me një status të postuar pak më herët. Ai thotë se të gjithë ata analistë që i kujtojnë Republikën e Re dhe e cilësojnë Bashën si tradhtar të kauzës, janë antiamerikanë.

STATUSI I PLOTË

Të gjithë të ashtuquajturit analistë antiamerikanë po shfaqin pakënaqësi kundrejt Lulzim Bashës

“Pse na tradhëtove, në po prisnim republikën e re”, po thonë ata.

Kurse heronjtë e “republikës së re”, janë të lodhur.

l.

Po pse, këta analistë, vërtet mendojnë se ka pasur një marrëveshje tradhëtore ndaj tyre dhe ndaj republikës së re, kur PD u fut si e tulatur në Parlament?

Jo, edhe këta e dinë që aty i futi “me shkop” amerikani Brian Yee, dhe asnjë marrëveshje shqiptarësh, por e mbajnë përbrenda. Pse nuk hapeni, o njerëz të mjerë? Hapuni dhe goditni politikën amerikane si “xhandar ndërkombëtar”!

Kështu ka thënë Envet Hoxha; natyrisht që kështu mendojnë edhe disa nga këta analistë, por nuk shprehen dot.

ll.

Po ku kishte Bashë, Sali dhe Ramë në ngjarjen që prishi Çadrën!

Aty kishte vetëm forcë. Dhe ishte një forcë që për herë të parë u ushtrua në favor të shqiptarëve dhe kundër gjithë qarkut antishqiptar ballkanik.

Me forcën që politika amerikane ushtroi në muajin maj të këtij viti, nuk ka rënë vetëm Çadra Berisha, por ranë njëherësh edhe Beogradi, edhe Shkupi, madje edhe Athina që, me anë të Çadrës, prisnin destabilizimin e Shqipërisë.

Skema e Saliut ishte destabilizimi i Shqipërisë, që kështu të bllokohej Reforma në Drejtësi. Kjo, se duhej shpëtuar korrupsioni, dhe ai vetë, nga penalizimi i sigurt. Por gjithëçka shkoi kot, dhe pa efekt. Bashkë me të u fshi edhe shpresa absurde e një republikë të re të të korruptuarve.

lll.

Por ne shqiptarët duhet të kujtohemi vazhdimisht për historinë tonë, se gjithmonë gjatë shekullit që kaloi, që nga viti 1917 e këtej, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e gjithë forca ndërkombëtarë perëndimore ka qënë kundër shqiptarëve. Të gjithë kanë qënë kundër ekzistencës së mëvetësishme të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë gjithë asaj kohe, forca ndërkombëtar ka qënë e ushtruar kundër shqiptarëve. Të paktën tani të kenë vënë mend edhe esadistët ë fundit shqiptarë që u hallakatën kot së koti nga Athina në Moskë, e nga Moska në Beograd, sepse forca ndërkombëtare perëndimore tani është e gjitha më shqiptarët; me saktë – ajo është më botën shqiptare në të gjithë Ballkanin Perëndimor: domethënë, me të drejtën shqiptare

Do të tulateni të gjithë: asnjë nuk do të shpëtojë!

Po Republika e Re e Saliut? Qeshni dhe capak muaj me këtë krijim, se Reforma sot po ecën drejt penalitetit të të gjithë korrupsionit shqiptar.

Po fushata elektorale?

Ajo do të jetë një gjë e turbullt… si lumenjtë në dimër. Sepse ” heronjtë ndihen të lodhur “.