Opinione Analiza e The Economist: Kush e udhëheq në të vërtetë Evropën?

Analiza e The Economist: Kush e udhëheq në të vërtetë Evropën?

Kush e udhëheq Evropën? Në fillim të këtij viti, përgjigja ishte e qartë. Angela Merkel po shkonte në mënyrë të pandalshme drejt një fitoreje të katërt zgjedhore, ndërkohë që Britania ishte jashtë loje, Italia e rrëzuar dhe Franca e kapluar nga frika se Marine Le Pen mund të bëhej Donald Trump e Francës.

Këtë javë, të gjitha duket shumë ndryshe. Zonja Merkel fitoi zgjedhjet e saj më 24 shtator, por me një numër votash aq të ulët sa edhe ajo është një figurë e zvogëluar. Gjermania përballet me bisedime disa mujore dhe të ndërlikuara në tre pjesë për të bërë një koalicion.

Rreth 6 milion votues mbështetën një parti ksenofobike të krahut të djathtë, shumë prej të cilëve në shenjë proteste ndaj politikave të refugjatëve të Merkel. Duke mos pasur kurrë më parë përfaqësim politik, Alternativa për Gjermaninë, një forcë përçarëse dhe polarizuese, tani është partia e tretë më e madhe e Bundestagut.

Megjithatë, në perëndim të Rinit, me një parlament të dominuar nga partia e tij e re dhe e përkushtuar, presidenti francez Emmanuel Macron po shpërthen me ambicie. Këtë javë ai përdori një fjalim në lidhje me Bashkimin Evropian për të vënë në qendër të vëmendjes kërkesën e tij.

Nëse z. Macron mund ta rikthojë Francën në qendër të BE-së pas një dekade në kor, varet jo vetëm nga planet e tij për Evropën, por suksesin e tij në shtëpi, duke reformuar një vend që është parë si i pandryshueshëm.

Njeriu kryesor i Angelas

Filloni me Evropën. Fjalimi i kësaj jave ishte i mbushur me ide, duke përfshirë një buxhet të përbashkët ushtarak dhe një agjenci për “risitë radikale”, si dhe dëshirën për të forcuar zonën e euros. Në një nivel, oferta e z. Macron për rolin e novatorëve intelektualë në Evropë përshtatet me një traditë të gjatë franceze.

Për më tepër, elementë të fjalimit të tij – një taksë e re karboni në kufijtë e BE-së, një propozim për tatimin e firmave të huaja të teknologjisë ku ata fitojnë para dhe jo ku ato janë regjistruar, një kryqëzatë kundër “dumpingut social” me normat e tatimit të korporatave të harmonizuara – janë në linjë me përpjekjet e hershme franceze për të ndaluar shtetet anëtare që të konkurronin “pabesisht” kundër njëri-tjetrit.

Megjithatë, Z. Macron ka një qëllim më delikat dhe radikal sesa drejtimi i stilit të vjetër; ai sigjuroi këtë javë se Alstom, i cili bën trena me shpejtësi të lartë, mund të kalojë nga ndikimi i shtetit duke u bashkuar me rivalin e saj privat gjerman.

Qëllimi i tij është ulja e populizmit duke krijuar një ekuilibër ndërmjet sigurimit të punës për qytetarët nga njëra anë dhe duke i inkurajuar ata që të përqafojnë risitë, për të cilat shumë kanë frikë se do t’u kushtojnë atyre vendeve të punës, nga ana tjetër.

Në fjalën e tij Z. Macron vuri në dukje gjithashtu çështjen e përçarjes dixhitale dhe përfundimin e tregut të vetëm dixhital. Reforma e Eurozonës do ta bënte Evropën më pak të ndjeshme ndaj krizës së ardhshme financiare.

Merita e këtyre ideve varet nëse ato çojnë në një Evropë me më shumë iniciativë, të hapur dhe të sigurtë ose në një kështjellë proteksionistike. Por ata nuk mund të provohen fare, nëse Z. Macron nuk mund të arrijë sukses të politikave të tij në shtëpi. Sepse, nëse Franca mbetet një kërcënim për stabilitetin ekonomik të BE-së sesa një burim i forcës së saj, presidenti i saj kurrë nuk mund të jetë më shumë se një lojtar tjetër pranë kancelares gjermane.

Politika e brendshme e z. Macron mund të duket se ka bërë një fillim të dobët. Ai ka kapur titujt e parë të mediave në sajë të madhësisë së shpenzimeve të tij, rënies së popullaritetit të tij dhe arrogancës rreth qasjes së tij “jupiteriane” të pushtetit.

Siç u parashikonte, francezët e hidhëruar qysh tani po e kundërshtojnë legjitimitetin e planeve për të cilat zgjodhën Z. Macron për të zbatuar. Reforma në Francë, me sa duket, ndjek një model. Njerëzit në rrugë kundërshtojnë; Qeveria tërhiqet; immobilisme mbizotëron.

Megjithatë, merrni një vështrim më të afërt, dhe Z. Macron mund të jetë gati për të thyer këtë model. Diçka e jashtëzakonshme, nëse vërehet pak, ndodhi këtë verë. Ndërsa shumica e francezëve ishin në plazh, zoti Macron negocioi dhe u pajtua me sindikatat për një reformë të gjerë dhe liberalizuese të punës, të cilën ai e nënshkroi më 22 shtator, të gjitha me bujë minimale.

As sindikatat militante të Francës, as të majtët e zjarrtë, deri më tani nuk kanë tërhequr mbështetjen masive që kishin shpresuar për protestat në rrugë. 59% e francezëve thonë se ata e mbështesin plotësisht reformën e punës. Më shumë protesta do të pasojnë. Betejat më të vështira, mbi pensionet, taksat, shpenzimet publike dhe arsimi, janë përpara. Z. Macron ka nevojë për të mbajtur nervat e tij, por, befasisht, ai tashmë ka kaluar testin e tij të parë të madh.

Në shumë mënyra, 39-vjeçari Macron ende nuk është kuptuar mirë. Pas krenarisë së jashtme, po del një udhëheqës i cili duket se është i guximshëm, i disiplinuar dhe i zhytur në mendime. I guximshëm, sepse reformat e punës, siç e dinë Gjermania dhe Spanja, duan shumë kohë për t’u përkthyer në krijimin e vendeve të punës dhe zakonisht u japin shpërblime politike trashëgimtarëve të atyre që bëjnë punën e pafalshme.

I disiplinuar, sepse ai e parashtroi qartë para zgjedhjes së tij atë që ai planifikoi të bënte dhe po e mban fjalën e tij. Sindikatat u konsultuan plotësisht dhe dy nga tre më të mëdhat e pranuan reformën. Krahasoni këtë me paraardhësin e tij, François Hollande, i cili e provoi ta bënte reformën fshehtësisht dhe hasi vetëm akuza për keqpërdorim të besimit.

Së fundi, i zhytur në mendime: Z. Macron nuk i afrohet politikës si një menuje à la carte. Ai ka kuptuar se si teknologjia digjitale është duke dislokuar botën e punës. Filozofia e tij qeverisëse është të përshtasë sistemin e vjetëruar të rregullave dhe mbrojtjeve të Francës në përputhje me rrethanat.

Shënime

Gjatë disa viteve të fundit, një Francë e dëmtuar ka qenë një partner kronik i dobët për Gjermaninë, duke e shtyrë znj. Merkel në një rol solo, që ajo as nuk ka kërkuar as nuk ka pëlqyer. Nëse ai duhet të ndryshojë këtë dinamikë, Z. Macron duhet të lëvizë me shpejtësi që të përputhet me ligjin e tij të punës me një rishikim të buxhetit joefikas të stërvitjeve të Francës, të rrisë numrin e praktikave dhe të rinovojë shërbimet e punësimit të përgjumur të shtetit.

Ai gjithashtu duhet të shpjegojë me një ton më pak përbuzës pse planet e tij për uljen e taksave, duke përfshirë taksën e pasurisë në Francë dhe taksën e korporatave, nuk janë të dizajnuara thjesht për të përfituar biznesi dhe më të pasurit. Në Evropë ai ka nevojë të siguroj ekonomitë veriore dhe ato më të hapura se ai nuk po përpiqet të mbajë mure rreth vendit.

Natyrisht, hapat e parë të z. Macron në qendër të vëmendjes mund të lëkunden. Shanset për çdo lider që reformon Francën nuk janë kurrë të larta. Ai do të luftojë për ta bindur Gjermaninë të përqafojë vizionin e tij për reformën e eurozonës. Por, nëse ky vit ka treguar ndonjë gjë, është se është një gabim të vejmë bast kundër z. Macron. /The Economist