Bota ANALIZA: Pse Australia po përjeton apokalipsin e zjarrtë?

ANALIZA: Pse Australia po përjeton apokalipsin e zjarrtë?

Zjarret e Australisë janë një nga më të mëdhatë në historinë e vendit dhe nuk ka asnjë tw dhwnw se nxehtësia dhe “era e djallit” do të zvogëlohen. Fundjavën e kaluar, erërat e forta bartnin re gjigande tymi, me zjarre që deri më tani kanë vrarë 25 njerëz, kryer gjenocid mbi kafshët, kanë djegur 16 milion hektarë tokë dhe kanë shkatërruan 1.400 shtëpi.

Zjarret e vazhdueshme e kanë kthyer qiellin mbi Australi në portokalli dhe fryma e ajrit në Sidnej është aq e keqe sa barazohet me pirjen e duhanit në kuotën 37 cigare brenda një dite. Rreth 500 milion kafshë janë shuar gjithashtu, përfshirë një e treta e të gjithë koalave.

Temperaturat nuk bien nën 40 gradë, me rekordin e nivelit të lartë në Sidnej javën e kaluar, si dhe kryeqytetin Canberra. Ndërkohë, cikloni tropikal Blake po rrjedh në bregdetin verior të Australisë. Edhe pse është verë, temperaturat e larta janë të zakonshme por jo kaq ekstreme dhe alarmante.

Kjo nxehtësi vrastare në Australi nuk është rastësi. Ka tregues dhe faktorë të ndryshëm te shirat, temperaturat dhe erërat që shkencëtarët kanë mund të identifikojnë paraprakisht. Australia është nën kërcënimin e një krize të përshpejtuar klimatike dhe po përballet jo vetëm me nxehtësi ekstreme, por edhe me ndryshime në të gjitha variantet e reshjeve.

Në të njëjtën kohë, qeveria australiane nuk po mundet në asnjë mënyrë të kontribuojë në krizën e klimës. Industria australiane e qymyrit është një nga më të mëdhatë në botë dhe një nga “prodhuesit” më të mëdhenj të gazrave serë. Së bashku, ato e paraqesin Australinë si shembullin e përsosur të mikrokozmosit të të gjitha komplikimeve klimatike.

Moti në Australi këtë vit është gjithashtu një tregues i shkëlqyeshëm i asaj që mund të presë pjesa tjetër e botës.

Klima australiane është ndryshe famëkeqe për paqëndrueshmërinë e saj. Australia shtrihet nga tropikët në veri në një klimë më të butë në jug, me shkretëtira në mes. Ndodhet midis dy oqeaneve dhe është i ndikuar vazhdimisht nga kushtet e ndryshme klimatike, kështu që moti në kontinent ndryshon në mënyrë drastike nga viti në vit dhe është shumë e vështirë të parashikohet se si do të jetë.

Sarah Perkins-Kirkpatrick, një pedagoge e vjetër në Institutin e Klimatologjisë në Sidnei, shpjegoi se kishte shenja paralajmëruese që vera do të ishte brutale këtë vit në Australi.

Së pari ishte ndryshimi i temperaturës midis pjesëve lindore dhe perëndimore të Oqeanit Indian.

Një tregues tjetër është lëvizja e erërave përreth Antarktidës, domethënë nga veriu në jug. Ato aktualisht janë në një fazë negative dhe i kanë sjellë Australisë një thatësirë. Përveç kësaj, janë regjistruar temperatura të larta në stratosferë, duke krijuar ajër të thatë dhe të nxehtë në jug të Australisë. Të gjitha këto ndodhin në një kohë të ndryshimit klimatik më dramatik, duke përbërë faktorët që e kanë çuar këtë vend në temperatura ekstreme.

Ato tashmë janë shkaku i zjarreve shkatërruese, në një vend me pyje të bollshme dhe zona të gjelbërta, të cilat janë një pjesë shumë e rëndësishme e ekosistemit të atyshëm. Por për shkak të motit të thatë dhe nxehtësisë, bimësia është bërë lehtësisht e djegshme.

Ekspertët parashikojnë që Australia do të jetë edhe më e ngrohtë deri në fund të shekullit, me temperatura deri në 50 gradë në qytete. Rezultati do të jetë edhe më shumë zjarre vdekjeprurëse, dhe në luftën kundër zjarreve ata nuk do të ndihmohen më nga mënyrat dhe përvojat tradicionale, si dhe në luftën kundër nxehtësisë.