Sport Ancelotti: 7 ekipet që mund të fitojnë Champions-in

Ancelotti: 7 ekipet që mund të fitojnë Champions-in

Nga Championsi te biseda me Lahm, trajneri i Bayern Munich flet për gjithçka

Gazeta italiane “Corriere dello Sport” ka zhvilluar një intervistë me trajnerin Carlo Ancelotti, që aktualisht drejton bavarezët në Gjermani.

Në mesin e 16 trajnerëve të raundit të dytë të “Champions League”, Ancelotti e ka fituar këtë trofe tri herë. Po ashtu, ka qenë më shpesh në finale, katër herë.

E ka fituar Champions-in të paktën me dy ekipe të ndryshme (Milan dhe Real Madrid).

Interesant është fakti se në rolin e trajnerit, Carlo Ancelotti ka drejtuar shumë ekipe mes 16 të kualifikuarve të tanishëm: Bayern Munich, Real Madrid, PSG dhe Juventus. Atëherë, kjo do të thotë se po intervistohet një fenomen. Sepse, Ancelotti ka gjithmonë të njëjtën vlerë, është një prej nesh.

Kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve?

Ai që paraqitet më mirë…

Atëherë ne ju kujtojmë emrat, se ndoshta ua bëjmë më të lehtë: Real Madrid, Bayern Munich, Barcelona. Po përfshijmë këtu edhe Juven?

Po, edhe Juve. Unë mendoj se mund ta fitojnë Champions-in shtatë ekipe: ato që sapo përmendët, plus Atletico Madrid, PSG dhe Manchester City.

Një turmë ekipesh favorite?

Është rritur shumë ekuilibri në mes ekipeve të mëdha këtë sezon. Nuk është një i preferuar, favorit absolut.

Bayern Munich, si është duke luajtur?

Në ndeshjen e fundit të Kupës së Gjermanisë, ndaj Wolfsburgut, ishim insistues në fushë për 80 minuta. Duke qenë se kishim avantazhin 1-0, u drodhëm pak në 10 minutat e fundit.

Në ndryshim nga “big”-ët e tjerë në Champions, Bayern Munich duket në gjendje të përsosur…

Në fakt, në raundin e parë kemi pasur disa probleme, ndaj nuk ishim në krye. Por tani gjërat janë përmirësuar për të gjithë. Bayern Munich është në rregull, edhe pse nuk ka luajtur shumë mirë në këto ndeshjet e fundit. Por ne kemi rezervuar një “bateri të vogël” për finale e sezonit. Rezultatet tani janë të shkëlqyera, cilësia e lojës jo aq shumë, por ne përmirësohemi në mënyrë të sigurtë.

A e keni parasysh se vitin e ardhshëm nuk do ta trajnoni më Lahm?

Më vjen keq, por kjo është zgjedhja e tij. Unë kisha një bisedë të gjatë, i thashë se për cilësinë dhe gjendjen që është sot, në moshën 33-vjeçare, mund ta ruajë nivelin e tij. Por Lahm ka qenë dhe është një profesionist i madh. Ai më tha: “Unë dua që ta bëj këtë punë 110 për qind, jo 90 për qind.

I kujtove Totti-n? Edhe pse ka 7 vite më shumë se Lahm mund të luajë edhe një sezon tjetër.

Sigurisht, i kujtova rastin e Francesco Tottit dhe zgjedhjen e tij, gjithashtu shembullin e Maldinit, por kuptova se asgjë nuk ia ndryshonte mendimin.