Sport Ancelotti: Italia e sigurt me Mancinin, ja kush e fiton Serinë A

Ancelotti: Italia e sigurt me Mancinin, ja kush e fiton Serinë A

Real Madrid e filloi vitin 2022 me humbjen 1-0 në fushën e Getafes, duke i dhënë fund 11 rezultateve pozitive radhazi në La Liga, aty ku kryeson me 5 pikë më shumë se Sevilla (ka luajtur një ndeshje më pak).

Trajneri i ekipit madrilen, Carlo Ancelotti ka prekur disa tema të ndryshme në intervistën e dhënë për Il Messaggero, aty ku shprehet i bindur se Italia do të kualifikohet në Botërorin e Katarit.

Kampionët në fuqi të Europës, duhet të fitojnë në muajin mars kundër Maqedoninë së Veriut dhe më pas ndaj fituesit të çiftit Portugali-Turqi për të siguruar një biletë për në Katar.

REAL MADRID – “Humbja ndaj Getafes erdhi për disa shkaqe, si Covid-i dhe dëmtimet, por skuadra ime është solide, e kemi treguar edhe më parë në dhjetë fitoret radhazi. Le të themi se ishim akoma me pushime”.

SERIE A – “Shoh Interin si ekipin favorit për fitimin e titullit. Simone Inzaghi ia ka dalë të mos ndihen largimet e Lukakut dhe Hakimit”.

ITALIA – “Mancini do na kualifikojë në Katar 2022. Të mbetemi dy herë radhazi jashtë një Botërori do të ishte një goditje e madhe për Italinë, sidomos pas suksesit të madh në Euro 2020”.