Sport Andre Silva spikat te Sevilla, Juve kërkon ta kthejë në Itali

Andre Silva spikat te Sevilla, Juve kërkon ta kthejë në Itali

Andre Silva po kalon një moment mjaft të mirë te klubi i Sevillas, ku edhe është huazuar nga Milani, që është skuadra që disponon kartonin e portugezit.

Në marrëveshje, klubi andaluzian ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit dhe deri tani duket e sigurt që do ta ushtrojë, por e ardhmja e sulmuesit duket larg Sevillas.

Kjo pasi në gjurmët e tij janë disa klube tashmë, me emra si Juventusi e Paris Saint Germain, që janë gati të transferojnë sulmuesin portugez.

Andre Silva u transferua në verën e 2017-ës te Milani, si një nga futbollistët më premtues, por sezoni i tij i parë në Serinë A ishte një dështim, duke u pasuar më pas me huazimin në Spanjë.