Extra Anëtarja e kultit rrëfen se si vajzat krenoheshin me vrasjen e aktores...

Anëtarja e kultit rrëfen se si vajzat krenoheshin me vrasjen e aktores shtatzënë

Vajza më e re e këtij kulti ishte vetëm 14 vjeçe kur u bashkua. Edhe pse nuk mori pjesë në vrasje, ajo kujton se si “motrat” mburreshin me mënyrën se si kishin vrarë beben në barkun e aktores shtatzënë.

Dianë Lejk, sot 66, ishte vetëm 14 vjeçe kur u njoh për herë të parë me Çarls Mensonin, në një diskotekë. Ajo mban mend që ai ishte shumë i sjellshëm me të, shumë tërheqës dhe pa asnjë lidhje me vrasjet e tmerrshme. Vetëm pak orë pasi e njohu, Diane rrëfen që kreu marrëdhënie seksuale me vrasësin që ishte duke formuar një kult.

Më pas ai e njohu me “vajzat e tij”, të cilat ishin pjesëtare të grupit. Diana mban mend se si ato e pritën si motra dhe e bënë të ndihej shumë mirë, sidomos për faktin që ajo sapo ishte shkëputur nga prindër shumë kontrollues.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite, ajo e mban mend si sot çastin kur Menson e mësonte se si ta ngulte thikën te trupi i viktimave, në mënyrë që të bënte sa më shumë dëme në organe.

Por kjo nuk ishte asgjë, thotë Diana, në krahasim me mburrjen që bënin “motrat” për vrasjen e foshnjës në barkun e aktores. Mënyra se si diskutonin vrasjet, aq lehtë e fare rastësisht, e bëri që më në fund të hapte sytë e të kuptonte se sa në rrezik ishte.

Pas atij çasti, Dianë mban mend që ka jetuar e frikësuar për vdekje, derisa Menson dhe vajzat e kultit u arrestuan më në fund, pasi kishin vrarë shumë persona. Menson u dënua me burgim të përjetshëm, në vitin 1970, dhe vdiq në vitin 2017 nga kanceri.

Diana ishte 14 vjeçe kur e njohu Çarls Mensonin dhe kreu marrëdhënie me të vetëm pas pak orësh, duke iu bashkuar kultit që ai e quante “Familja”
Menson duke shkuar në gjyq, në vitin 1970, pasi grupi kishte kryer shtatë vrasje, me urdhër prej tij.
Susan Atkins, Patricia Krenwinkel dhe Leslie Van Houten shkojnë duke qeshur në gjykatë pasi kishin vrarë shtatë persona.
Diana në moshën 14 vjeçare, kur u njoh me Mensonin, thotë që “motrat” krenoheshin se si kishin vrarë aktoren shtatzënë dhe foshnjen e saj.
Aktorja Sharon Tejt duhej të lindte pas pak muajsh kur u vra nga vajzat e “Familjes Menson”
Diana është 66 vjeçe sot, dhe nisi të flasë për kujtimet vetëm pasi Menson vdiq në burg.
Çarls Menson vdiq në vitin 2017, nga kanceri në zorrën e trashë
Grupi i tij vrau nëntë persona në total, me urdhër nga ai