Kryesore Angela Merkel dhe matematika e infeksioneve: Shpjegimi i saj është perfekt

Angela Merkel dhe matematika e infeksioneve: Shpjegimi i saj është perfekt

Kancelaria gjermane, në konferencën për shtyp, ka shpjeguar pse vendi i saj do ti lehtësojë shumë pak masat e izolimit, edhe pse numri i vdekjeve nga Covid-19 në Gjermani është mjaft i ulët në krahasim me numrat e regjistruar në vendet e tjera si Italia, Franca dhe Spanja. Janë 3.850 – të dhënat e 16 prillit 2020 – të vdekurit si pasojë e koronavirusit në territorin gjerman. Për ekspertët, diferenca është e gjitha në sistemin e gjurmimit të rasteve pozitivë nga ana e shëndetësisë gjermane, e cila që nga fillimi i pandemisë ka bërë më shumë tamponë se kushdo tjetër. Kjo ka bërë të mundur thyerjen e zinxhirit të infeksioneve të reja. Më 9 prill, sipas Reuters, Gjermania kishte bërë 1.3 milionë tampone në krahasim me 807.000 të bërë në Itali që nga 21 shkurti i kaluar. Në Gjermani, disa dyqane do të hapen që nga java e ardhshme, ndërsa shkollat do të rihapen më 4 maj.

Angela Merkel, e diplomuar në fizikë dhe me një doktoraturë në kiminë kuantike, duke iu referuar numrave me koronavirus në vendin e saj foli për një “sukses të mesëm të brishtë” dhe ilustroi me një model matematikor sepse është e rëndësishme që kurba e infeksioneve të jetë sa më shumë e mundur e sheshtë në periudhën afatgjatë. Shpjegimi i saj është cilësuar si një nga më të qartët e bërë deri më sot.

Shpjegimi i Angela Merkel në italisht:

Shpjegimi i Angela Merkel në anglisht: