Bota Angela Merkel, vizitë te nëna e saj që mëson anglisht në moshën...

Angela Merkel, vizitë te nëna e saj që mëson anglisht në moshën 90-vjeçare

Kancelarja Angela Merkel ishte në Templin, një qytet në “Lindjen e Largët” të Gjermanisë, ku morri titullin “Qytetare Nderi” e atyshme, si dhe vizitoi nënën e saj 90-vjeçare, Herlind Kesner.

Pak pas lindjes në Angela-s në vitin 1954 në Hamburg, familja e saj u zhvendos në Templin ku kancelarja ka jetuar për një kohë të gjatë dhe ku ende zotëron një shtëpi pushimi.

Edhe vëllai dhe motra e saj më e vogël, jetojnë në Templin.

Ndërsa nëna e kancelares që ishte dhe ylli i ceremonisë ende mëson anglishten në një shkollë mbrëmjeje në qytet, edhe pse për 5 muaj mbush 91 vjeç.