Aktualitet Angli/ Dënohen 7 shqiptarë, kishin mbjellë kanabis disa shtëpi

Angli/ Dënohen 7 shqiptarë, kishin mbjellë kanabis disa shtëpi

Policia e qytetit të Lidsit në Angli shkatërroi një operacion të mirëdetajuar nga shtatë shqiptarë që kishin mbjellë kanabis në disa shtëpi.

Ata sipas policisë do të përfitonin plot 500.000 stërlina e konvertuar në lek 685.000.000 milionë lekë.

Metali Shehu, 29, vjeç u dënua me 3 vite burg.

Blerim Trota, 34, vjeç u dënua me 4 vite e 3 muaj burg.

Did Dida, 41 vjeç u dënua 1 vit e 6 muaj burg.

Refik Duraku, 36, vjeç u dënua me 2 vite

Rigert Papdeja, 21 vjeç, Ermijon Gjuta, 30 vjeç dhe Ardit Gjuta, 21, vjeç u dënuan respektivisht me 4  vite e 6 muaj burg.

Në pesë shtëpi të marra me qira përmes dokumenteve të falsifikuara, policia gjeti 347 vazo me kanabis gati për korrje, si dhe 529 fidanë të gatshëm për mbledhje.