Aktualitet Angli/ Përleshje mes të rinjve, vritet 15-vjeçari nga Kosova

Angli/ Përleshje mes të rinjve, vritet 15-vjeçari nga Kosova

Një i ri shqiptar me origjinë nga Kosova është viktima e radhës në valën e goditje me thikë që ka pllakosur Anglinë këto 18 muajt e fundit.

Elton Gashaj u godit për vdekje me thikë në zonën Salt Hill Park, Slough, Berkshire.

Sipas policisë kjo ngjarje e rëndë ndodhi pas një përplasje mes dy grupeve të përbërë nga të rinjtë nga ku humbi jetën 15 vjeçari shqiptar.

Vera Gashaj, nëna e të ndjerit, deklaroi se ajo e kishte paralajmëruar policinë se djali në të shkuar kishte qenë subjekt sulmesh, pasi ai kishte ndërtuar një shoqëri të papërshtatshme.

Dy djem të moshës 15 vjeç dhe një tjetër i moshës 17 janë ndaluar nga policia,  si të dyshuar për vrasje.