Sport Angli-Shqipëri, notat e lojtarëve: Më i miri në fushë për Shqipërinë ishte...

Angli-Shqipëri, notat e lojtarëve: Më i miri në fushë për Shqipërinë ishte Gjimshiti, për anglezët Kane

Anglia mundi Shqipërinë 2-0 në “Wembley” në ndeshjen e parë për kualifikueset për Kupën e Botës 2026.

Anglezët shënuan nga një gol në secilën pjesë ndaj kuqezinjve.

Në pjesën e parë shënoi Myles Lewis-Skelly,  djaloshi i Arsenal-it debuton me gol me “Tre Luanët”. Në pjesën e dytë shënoi i zakonshmi Harry Kane.

Ndërkohë, Sofascore ka nxjerrë dhe notat për takimin e sotëm, lojtari më i mirë në fushë për Shqipërinë është zgjedhur kapiteni Berat Gjimshiti, i vlerësuar me notën 7.6.

Lojtari më i mirë për anglezët dhe gjithë takimin është zgjedhur Harry Kane, i vlerësuar me notën 8.2.