Sport Anglia dhe Portugalia, fitore me goleadë, Ronaldo dhe Kane shënojnë tripletë

Anglia dhe Portugalia, fitore me goleadë, Ronaldo dhe Kane shënojnë tripletë

Anglia dhe Portugalia kanë arritur të marrin fitore spoektakolare në ndeshjet eliminatore të Euro 2020. Forcën e këtyre dy kombëtareve e provuan Mali i Zi dhe Lituania.

“Tre Luanët” shpartalluan 7-0 Malin e Zi, me 3 gola të realizuar nga Harry Kane.

Ndërkohë, të udhëhequr nga Ronaldo, “luzitanët” morën një fitore tenistike ndaj Lituanisë, me rezultatin 6-0. Sulmuesi i Juventusit realizoi 3 gola në këtë ndeshje.

Ndërsa, Franca e cila udhëheq grupin ku bën pjesë edhe Shqipëria, me vështirësi mori një fitore 2-1 në Paris ndaj Moldavisë.