Sport Anglia ka një pengesë serioze, ndërsa Kosova është në kulmin e udhëtimit

Anglia ka një pengesë serioze, ndërsa Kosova është në kulmin e udhëtimit

Kur u hodh shorti për eliminatoret e Euro 2020, të qenit në një grup me Kosovën është dukur diçka e parëndësishme për Anglinë. Dhe jo pa arsye, pasi ndeshjet me ekipe si San Marino, Gjibraltari dhe Andora janë zakonisht një grup amatorësh që vihen përballë profesionistëve të ekipeve të mëdha.

Por këtë herë është ndryshe. Anglezët do të përballen me një ekip që është gati t’u bëjë lojë të vështirë, dhe së dyti, Kosova mund të jetë vërtet shteti më i ri në Europë, por kanë plot dy vite dhe 15 ndeshje pa u mposhtur, dhe kanë shanse po aq sa të tjerë për ta fituar kampionatin, edhe pse është përpjekja e tyre e parë.

Kosova ka krijuar një përmbysje të rezultateve në grupin A, duke mundur ekipe si Bullgaria dhe Çekia. Ndonëse me Anglinë mund të kenë më pak shpresa, rezultatet e fundit do të bëjnë që ekipi kosovar të futet në fushë plot me vetëbesim dhe pa pikë frike.

Kosovarët janë përballur me vështirësi të shumta, fillimisht që me njohjen e shtetit në arenën ndërkombëtare, më pas me lejimin e federatës që të konkurronte si një komb i pavarur. Trajneri duhej të gjente 11 lojtarë për të formuar ekipin e për të luajtur siç kanë luajtur deri tani, gjë që s’mund të ketë qenë aspak e lehtë.

Ende pa pa u pranuar, Kosova ka pasur shumë lojtarë në arenën ndërkombëtare, që nga Shaqiri i Liverpulit, Xhaka i Arsenalit e shumë të tjerë. Pasi u pranuan në UEFA, në vitin 2016, mëngjesin që do të luanin ndeshjen e parë, me Finlandën, skuadra e kombëtares ishte ende duke vazhduar regjistrimet e lojtarëve. UEFA, ndërkohë, kundërshtonte faktin që disa prej lojtarëve po ndryshonin shtetësi për t’u bashkuar me kombin e ri.

Më pas, Kosova humbi nëntë ndeshje rresht dhe u detyrua të luajë jashtë vendit, pasi stadiumi kombëtar nuk i plotësonte kushtet. Veç kësaj, disa ekipe kanë refuzuar të luajnë me ta, si Ukraina, për shkak se nuk e njohin pavarësinë.

Pavarësisht këtyre vështirësive, ekipi lulëzoi dhe tani ka krijuar një skuadër që u përgjigjet standardeve të kombëtareve të ekipeve të tjera të europianit.

Me 53% të popullsisë më pak se 25 vjeç, edhe ekipi i kombëtares i ka ka lojtarët të rinj, me vetëm pesë prej tyre më të moshuar se 25, gati për të sfiduar këdo.

Mike Meehall Wood, Forbes