Aktualitet Anija e peshkimit pëson avari në det, shpëtohen tre persona

Anija e peshkimit pëson avari në det, shpëtohen tre persona

3 persona janë shpëtuar gjatë natës nga policia kufitare në Vlorë, pasi anija e peshkimit me të cilën udhëtonin pësoi defekt në motor dhe nuk mund të lundronte. Anija e peshkimit ishte nisur nga port ii Vlorës për në Shëngjin, ndërsa aktualisht mjeti po lundron drejt Triportit të Vlorës.

“Kapiteneria e Portit Vlorë në orën 02:50 ka marrë njoftimin nga anija e peshkimit tip fllug me emrin MAKAJ 0624, me 3 persona në bord, që ka pësuar avari në sistemin elektrik të motorrit dhe nuk mund të lundrojë pasi i është fikur motorri, gjithashtu bën ujë nga aksi i helikës.

Mjeti lundrues ndodhej në veri të derdhjes të lumit Seman në këto kordinata: 40° 51′ 17.7″n / 019° 17′ 54.3 edhe ka kërkuar asistencë. Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar QNOD DHE Policinë Kufitare për situatën duke i dhënë ndihmë menjëherë mjetit.

Aktualisht mjeti po lundron i asistuar drejt Triportit Vlorë”, thuhet në njoftimin per mediat.