Bota Anijet luftarake ruse “dalin për të pritur” destrojerët amerikanë në Detin e...

Anijet luftarake ruse “dalin për të pritur” destrojerët amerikanë në Detin e Zi

Anijet ruse “Graivoron” dhe “Vyshny Volochek”

Marina ruse ka nisur në mënyrë të befasishme një operacion ushtarak në Detin e Zi, pak ditë para se aty të mbërrijnë dy anije amerikane luftarake, një tjetër shenjë e tensionit gjithmonë e më në rritje në rajon, pas rreshtimit të trupave ruse në kufirin me Ukrainën.

Komanda ruse e Flotës së Detit të Zi njoftoi se dy anijet kryesore që kanë arsenalin më të rëndë, “Graivoron” dhe “Vyshny Volochek”, po marrin pjesë në një stërvitje bashkë me një tjetër mjet luftarak, “Samum”, të shoqëruar nga fregata “Admiral Makarov” dhe anija e zbulimit të minave, “Ivan Golubets”.

Anijet e zbulimit të minave, Ivan Golubets

Në zonë pritet të mbërrijnë edhe dy destrojerë amerikanë “USS Donald Cook” dhe “USS Roosevelt”, pavarësisht paralajmërimit rus për të qëndruar sa më larg, “për të mirën e tyre”.

Anija USS Roosevelt pritet të mbërrijë në Detin e Zi

Tensioni mbetet i lartë edhe në tokë, në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës, ku ushtria e kësaj të fundit po merr masa për të mbrojtur frontin nga një pushtim i mundshëm rus. Dy ditë më parë, numri i trupave ruse të rreshtuara në kufi vlerësohej të ishte 50 mijë, ndërsa sot raportimet flasin për 83 mijë.

Edhe USS Donald Cook do të mbërrijë në Detin e Zi
Tanket ukrainase në stërvitje pranë kufirit