Bota Ankaraja garanton UNESCO-n: Hagia Sophia, mbrojtja e më e mirë si xhami

Ankaraja garanton UNESCO-n: Hagia Sophia, mbrojtja e më e mirë si xhami

Hagia Sophia do të ruhet më mirë pas vendimit të Turqisë për rikthimin e perlës arkitektonike të Stambollit në një xhami pas dekadash të qenit muze, tha zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) Omer Celik.

“Të gjitha karakteristikat e Hagia Sophia-s do të ruhen. Ajo do të mbrohet më mirë pas kësaj”, tha Celik pas një takimi të anëtarëve të partisë.

Ai shtoi se zyrtarët e UNESCO-s duhet të dinë që Turqia është e gatshme për çdo lloj bashkëpunimi për të mbrojtur trashëgiminë universale të Hagia Sophia-s.

Një gjykatë turke vendosi të premten të anulojë një vendim të vitit 1934 që e ktheu Hagia Sophia-s në një muze, duke i hapur rrugën që ajo të shërbente sërish si xhami, pas 86 vjetësh.

Për shekuj ajo shërbeu si një kishë brenda Perandorisë Bizantine. Me marrjen e Kostandinopojës (Stambollit) në 1453 nga osmanët, këta të fundit e blenë ngrehinën simbolike nga Patriarkana Ortodokse, duke e bërë pronë të tyre.

Më 1934, autoritetet e atëhershme turke vendosën ta shndërrojnë Hagia Sophia-n në një muze.