Kryesore Ankesat e grekëve në KE, Hahn: Athina nuk duhet të ngatërrohet në...

Ankesat e grekëve në KE, Hahn: Athina nuk duhet të ngatërrohet në Shqipëri

Euro-deputeti grek Dhimitris Papadhimulis i kishte drejtuar pyetjen Komisionit Europian lidhur me qëndrimin e tyre për vendimin e Shqipërisë për përdorimin për qëllime turistike të pronave që grekët minoritarë kanë në pronësi.

Komisioneri Johannes Hahn i është përgjigjur deputetit të Sirizës.

“Jemi në dijeni të shqetësimit të Greqisë për këtë vendim.

Nuk ka asnjë rrezik për grekët minoritarë pasi ata jetojnë deri tani në paqe me shtetasit shqiptarë.

Kemi kontroll të plotë të situatës në Shqipëri. Greqia nuk duhet të ngatërrohet“.

Sipas deputetit grek ky vendim është kundër të drejtave ndërkombëtare të njeriut, por një gjë të tillë mesa duket nuk e konsideron si rrezik diplomatik europian.