Sport Anketa: Michael Jordan, i miri i të gjitha kohërave në NBA

Anketa: Michael Jordan, i miri i të gjitha kohërave në NBA

Michael Jordan është shpallur si basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, e kjo sipas rezultateve të një ankete zhvilluar nga portali sportiv The Athletic.

Në anketë u përfshinë 127 lojtarë të NBA në periudhën prej 16 marsit dhe 1 prillit.

Në pyetjen se cili basketboll e meriton titullin e më të mirit të të gjitha kohërave (më i madhi i të gjitha kohërave -GOAT), shumica, gati 73 përqind, përzgjodhën pikërisht Michael Jordan.

Tani 56-vjeçari është pronari i ekipit të NBA-së, Charlotte Hornets, ndërkohë që me Chicago Bulls fitoi gjashtë tituj kampionë (1991-1993, 1996-98).

Pas tij u renditën LeBron James me 11,9 përqind të votave dhe Kobea Bryan me 10,6 përqind të votave.