Bota Anthony Fauci largohet nga qeveria amerikane pas gjysmë shekulli

Anthony Fauci largohet nga qeveria amerikane pas gjysmë shekulli

Anthony Fauci do të largohet nga rolet e tij si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe si shef mjekësor i presidentit Joe Biden në fund të këtij viti, duke shënuar fundin e 50 viteve si eksperti kryesor i sëmundjeve infektive.

“Po njoftoj sot se do të largohem nga postet e Drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) dhe Shefit të Laboratorit të Imunoregulimit të NIAID-it, si dhe nga posti i Këshilltarit Kryesor Mjekësor të Presidentit Joe Biden. Do të largohem nga këto pozicione në dhjetor të këtij viti për të ndjekur kapitullin tjetër të karrierës sime”, tha Fauci.

Fauci, tani 81 vjeç, ka shërbyer në NIAID që nga viti 1968 në moshën 27-vjeçare dhe u bë drejtor në vitin 1984 në administratën e ish-presidentit Ronald Reagan.

Presidenti Joe Biden vlerësoi punën e Fauci në një deklaratë, duke vënë në dukje angazhimin e tij “të palëkundur” ndaj punës, si dhe “shpirtin, energjinë dhe integritetin e tij të pashembullt shkencor”.

“Pavarësisht nëse e keni takuar personalisht apo jo, ai ka prekur jetën e të gjithë amerikanëve me punën e tij,” – u shpreh Biden.