Sport Antonio Konte “trazon” merkaton e trajnerëve në Itali

Antonio Konte “trazon” merkaton e trajnerëve në Itali

Tek Inter mbetet e paqartë e ardhmja e trajnerit Luçiano Spaleti, ndërkohë që emri me i përfolur është Antonio Konte.

Për teknikun italian interesohen shumë skuadra dhe gara është vërtet e fortë.

Kualifikimi në Champions për sezonin e ardhshëm është çështje kohe për Interin pasi ka një distancë prej tre pikësh nga vendi i katërt. Trajneri Luçiano Spaleti duket se ka rikthyer ekuilibrat në skuadër duke arritur rezultate të mirë në takimet e fundit për më tepër që zikaltërit kanë zhvilluar paraqitje dinjitoze.

Gjithsesi në shtëpinë zikaltër ende flitet për pasardhës të Spaletit pasi drejtuesit e klubit nuk kanë besimin e plotë tek trajneri aktual.

Antonio Konte është një nga emrat më të lakuar në muajt e fundit për të marrë drejtimin e Interit, por mediat italiane raportojnë se Bepe Marota nuk ka dhënë aprovimin për të nisur kontaktet.

Në pritje qëndron Roma që i ka ofruar ish-trajnerit te Juventusit një pagë prej 9 mln euro në sezon dhe afrimin e disa lojtarëve në merkato përfshirë Higuain.

Së fundmi mësohet se presidenti i Interit ka biseduar me ish-pronarin e zikaltërve Masimo Morati sa i përket trajner të ri. Mediat në Itali raportojnë se Morati i ka propozuar Steven Zhang emrin e teknikut Zhose Murinjo.

Portugezi e udhëhoqi skuadrën drejt tripletës në vitin 2010 dhe është ndër personazhet më të pëlqyera tek kjo skuadër Murinjo aktualisht nuk ka një kontratë aktive dhe mundësitë për je zbarkim tek Inter janë realë.