Kryesore Anulimi i misionit të KiE, Rama-Bashës: Nuk zhgënjen asnjë ditë o Njish

Anulimi i misionit të KiE, Rama-Bashës: Nuk zhgënjen asnjë ditë o Njish

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës lidhur me anulimin e delegacionit të vëzhguesve nga Këshilli i Europës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Në një postim në Tëitter, Rama akuzon Bashën se gënjeu kur tha se Këshilli i Europës mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme.

“Sajo Artist sajo, çdo ditë një sajesë, s’zhgënjen asnjë ditë o Njish.

Po si mund t’u thuash shqiptarëve, Këshilli i Europës mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme? Tani mezi pres çfarë do thuash kur të dalë rrena në shesh apo rrena tjetër gati?”, shkruan Rama.

Basha u shpreh se: “Vendimi i KiE për të anuluar dërgimin e Delegacionit Vëzhgues për farsën elektorale që po tenton të zhvillojë Edi Rama, është fakt kuptimplotë se në 30 qershor nuk ka zgjedhje në Shqipëri.”