Extra Anxhela Peristeri flet për prejardhjen: Rrënjët e mia janë greke

Anxhela Peristeri flet për prejardhjen: Rrënjët e mia janë greke

Këngëtarja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun shqiptar Anxhela Perister së fundmi ka dhënë një intervistë për median greke “ERT 1”, ku ka rrëfyer se rrënjët e saj janë greke dhe stërgjyshi i saj ka qenë grek.

 “Stërgjyshi im ishte grek prandaj dhe mbiemri im është grek Peristeri. Kam bashkëpunuar me Paolën, Andoni Remon që e dua shumë. Fillova në fillim me Valantin, pastaj me Elena Papadopoulou. Shqipëria për mua është atdheu im, këtu u linda, këtu u rrita, këtu u bëra e njohur, më mbështetën njerëzit dhe akoma më mbështesin. Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur. Aty kam miqtë më të shumtë sepse jetova aty vitet më të mira”, është shprehur këngëtarja.