Extra Anxhela Peristeri pranon: Në Greqi kam kënduar edhe me reçipeta në skenë

Anxhela Peristeri pranon: Në Greqi kam kënduar edhe me reçipeta në skenë

Anxhela Peristeri është një prej këngëtareve e cila kërkohet shumë për koncerte apo dasma duke qenë se një anë e fortë e saj është të kënduarit “Live”. Ajo ishte e ftuar këtë javë në barin e emisionit “THUMB” të Fatmës dhe Aulonës ku ka folur për jetën e saj personale dhe profesionale.

E ngacmuar nga Aulona se ajo është një ndër këngëtaret  më të pasura dhe që fiton shumë para ajo u shpreh : “Unë miliardere nuk jam, por jam një njeri normal mesatar. Deri para dy vjetësh i bija me top (harxhoja shumë) kurse tani mundohem mos t’i prish të gjitha, në fakt nuk ja dal t’i prish të gjitha dhe ngelen (qesh).”

Ndërsa e pyetur pse nuk bën asnjëherë pushime në vendet ekzotike si Maldive, Tajlandë etj, këngëtarja tha se: “Kam udhëtuar vetëm për punë dhe nuk e gjej asnjëherë kohën  për shkak të koncerteve por po e mendoj.”

Anxhela Peristeri njihet si një artiste serioze përsa i përket paraqitjes së saj, por ajo ka treguar një histori që ndoshta edhe nuk e dinit.

Ajo tregoi se kur këndonte në Greqi kishte dalë edhe me reçipeta në Greqi.

“Unë u shkëputa 7 vite nga Shqipëria dhe nuk më patë se si jam veshur. Unë kam dalë edhe vetëm me reçipeta atje në Greqi. E kam pasur edhe trupin e bukur atëherë me thënë të drejtën, por mendoj se gjithçka vjen me moshën”, ka përfunduar ajo.