Extra Anxhela Peristeri rrëfen propozimin e pacipë që mori nga një dhëndër!

Anxhela Peristeri rrëfen propozimin e pacipë që mori nga një dhëndër!

Pasi i ka kënduar gjatë gjithë ceremonisë së dasmës, këngëtarja Anxhela Peristeri as që do ta mendonte propozimin që do të merrte nga dhëndri i dasmës!

Ngjarja ka ndodhur në Maqedoni, kur Anxhela ishte përzgjedhur nga familjarët që organizonin dasmën, si këngëtarja që do të performonte gjatë ceremonisë.

E ftuar në programin “Thumb” artistja rrëfeu se pasi përfundoi dasma, ende pa kaluar 24 orë rastësisht ajo u takua me dhëndrin në supermarket nga ku mori edhe propozimin e çuditshëm!

“Isha në një dasmë në Maqedoni dhe aty burrat marrin edhe nga 2 gra ndonjëherë. Dhëndrin e martuam, e një ditë më pas unë e pashë në supermarket. Ku je o loqk më tha mua, do të të mbaj në pëllëmbë të dorës, mbretëreshë do të të kem. Po ti u martove dje i thashë. S’ka gjë tha se ajo është për shtëpi, ty të kam për qejf!”- tregoi këngëtarja, duke qeshur.