Opinione Apel nga SHBA për të përndjekurit politikë për Aleancën Popullore për Drejtësi

Apel nga SHBA për të përndjekurit politikë për Aleancën Popullore për Drejtësi

Nga Loro Sajka

Quhem Loro Stajka, jam lind ne Shirokë të Shkodrës, por sot jetoj Virginia USA. Shkaku i largimit tim nga vendlindja ishte moslejimi dhe rreziku u burgimit nga shfaqja e mendimit te lire, që imponoi regjimi sllavokomunist i Enver Hoxhës pas Luftës se dytë Botnore. Kjo situatë, me luftë e përpjekje më detyroj të arratisem nga vendi im. Në vitin 1954, prona ime u konfiskua pasi konsiderohesha “armik i klasës” Ne Arkivin e Shtetit kam gjet te gjitha dokumentat e pronës shtëpisë ku kam lind dhe baçes rreth saj që më grabiti diktatura. E keqja është se prej vitit 1993 që kam filluar procedurat për kthimin e pronës. Akoma nuk kam përfundu gjyqet që shteti të më kthejë pronën time, veprim që mund të ishte ba menjëherë që në vitin 1991 apo 1992, por nuk ka asnjë vështirësi që të bahet në çdo kohë edhe sot, por mungon dëshira e politikanëve. Demokracia fillon tek prona private dhe në Shqipëri ka liri fjale dhe organizimi por akoma nuk ka demokraci. Besoj se vlerësimin për kthimin e pronës njëlloj si unë e kanë të gjithë të përndjekurit dhe i gjithë populli. Shteti ka gabuar me pronarët deklaroi në 2013 Sali Berisha por Edi Rama po vazhdon në erugën e gabuar. Në gazetën Dielli dt 28 Janar 2017 lexova dhe më ngjalli interes të vaçantë shkrimi me titull “Kuvend kombëtar me të përndjekurit politikë- A DO TE DENOHET ENVER HOXHA? Shkrimi ishte deklaratë e tre subjekteve 1. Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë 2. Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të Përndjekurve Politikë. 3. Shoqata e të Përndjekurve Politikë Shkodër.

Unë jetoj larg dhe nuk di në sa pjesë janë ndarë të përndjekurit sot. Di të them se mbas rrëzimit të bustit të diktatorit erdha në Shqipëri, dhe me shokë e miq u përpoqëm të organizonim një parti të djathtë. Shpenzuam mund, kohe dhe fonde por na sabotuan demokratet fallco që ishin spiunët që nxirrnin lloj-lloj pengese dhe përfundimisht dështuam.

Në deklaratën e botuar në Dielli është e drejtë kur thuhet se: “Të përndjekurit politikë jo të gjithë kanë të njejtin ideal. Midis tyre ka të djathtë dhe të majtë, ka demokratë, republikanë, liberalë, ballistë, monarkistë, socialist, social-demokratë, madje edhe komunistë” po kjo është ma se e vërtetë,, por qoftë i majti apo i djathti, kthimin e pronës së grabitur tek i zoti nuk duhet ta kundërshtoje askush përveç atij që i pëlqen buka e vjedhur dhe hajnia.

Dëshiroj ti drejtoj thirrje kryetarëve të tre subjekteve që kanë shpreh shqetësim për këtë forcë politike. I drejtohem gjithashtu dhe të gjithë bashkëvujtesve dhe bashkatdhetarë të mi kudo që jetojnë, me bindjen qe kjo Parti e re të mbështete jo vetëm nga të gjithë ju të përndjekurit që vazhdoni të ndarë e të përçarë në disa shoqata, por mbështetja duhet nga te gjithë shtresat që në këto 25 vjet u keqpërdoren nga forcat politike që krijoi Ramiz Alia. “United ëe stand, divided ëe fall”

Ju që kryesoni shoqatat e të përndjekure duhet ti shërbeni kompaktësimit dhe t’a shmangni përçarjen e të përndjekurve në disa shoqata. Të përndjekurit dhe pronarët nuk mund të rrinë nën sqetullën e partive te Katovicës. Pa dyshim që 5 kërkesat që ju shtroni në deklaratën tuaj, por edhe të tjera kërkesa që përputhen me Kushtetutën dhe praktikat ndërkombëtare nuk mund të kundërshtohen nga asnjë forcë politike që pretendon te punojë për çrrënjosjen e komunizmit. Menoj se kjo parti e re që ashtë shpallë me datën 28 Janar 2017, ka mangësi, por fakti se ju e keni parapri në po këtë datë me këtë shkrim në gazete, nuk i sherben të përndjekurve dhe as shoqërisë shqiptare. Nëse këto pika nuk janë ato duhet të shtohen në program. Vetëm nëse programi nuk përmban pronën dhe të përndjekurit ose nuk asht e qartë për këto pika themelore ajo parti nuk duhet të mbështetet. Veglat e Ramiz Alisë morën pushtetin në 1991 mashtruan me fjalë për demokraci por realizuan Katovicën. Kujdes, ju lutem mos te luajm me dhimjet dhe me plagët e popullit. Mos krijoni sherre e përçarje. Boll ka vuajtur ai popull, mbas 54 vjet regjim komunist i krijuar dhe drejtuar nga agjentura serbe, dhe që po vazhdon me 25 korrupsion ku shqiptarët po vjedhin dhe përvetesojnë pronat e njani tjetrit. Nuk asht justifikim se ashtu i hartoi ligjet Ramiz Alia. Përgjegjësi historike kanë dhe të gjithë kryetarët e partive politike që kane qenë te përfaqësuara ne Kuvendin e Shqipërisë në këto 25 vjet

Kam bindje të plotë se ju që jeni kryetarë të shoqatave që e kundërshtoni kët Parti të re, nuk keni pengesa që të ndikoni në përmirësimin e programit me verejtjet tuaja që kjo Parti te jetë sa ma e dobishme jo vetem per shtresen e të përndjekurve, por per te gjithe shqiptarët? Veç programit sugjeroj që ju dhe Partia e re të afroni rreth vetes intelektuale te pastër te panjollosun qe fëmijët shqiptarë të rriten ne demokraci. Nëse kryetari apokushdo tjetër është I njollosur apo nuk është i afte me zbatu programin, propozoni ma te mirin.

Uroj që ne që jetojmë në emigracion dhe ju që jetoni në atdhe, te mos mbetemi te zhgënjyer si nga ju dhe as nga Partia e porsa formuar të cilës i uroj sukses.