Aktualitet Apeli i GJKKO konfiskon pasuritë e Jani Aliajt

Apeli i GJKKO konfiskon pasuritë e Jani Aliajt

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka konfiskuar përfundimisht me vendim të formës së prerë pasuritë e Jani Aliajt.

Bëhet fjalë për 7 pasuri të tij në jug të vendit, një pjesë e të cilave në emër të familjarëve, dhe që janë konfiskuar e do të kalojnë në favor të shtetit.

Pasuritë e sekuestruara të Jani Aliaj:

1. Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 27 m2, në emër të shtetases L. Alia, e fituar me kontratën e shitjes në shumën 29.000 (njëzetë e nëntë mijë) Euro;

2. Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 38.15 m2, në emër të shtetases L. Alia, e fituar me kontratën e shitjes në shumën 41.000 (dyzetë e një mijë) Euro;

3. pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 26.4 m2, me adresë “Palorto” Gjirokastër, në emër të shtetasit N. Alia;

4. pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 130 m2, me adresë Lagjia Palorto Gjirokastër, në emër të shtetasit N. Alia;

5. Objektin në proces legalizimi në emër të shtetasit N. Alia, me adresë Palorto, Gjirokastër;

6. Pasuria e llojit ullishte, me sipërfaqe 200 m2, në emër të shtetasit N. Alia, me adresë Borsh, Sarandë;

7. Objektin Vila “Kav…….”, në proces legalizimi në emër të N. Alia etj, me adresë Borsh, Sarandë.

Jani Aliaj është i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços në vitin 2016.