Aktualitet Apeli shtyn “Shullazin”, avokatët gjobiten për mos praninë

Apeli shtyn “Shullazin”, avokatët gjobiten për mos praninë

Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën ndaj grupit të Shullazit.

Shkak për shtyrjen e seancës u bë mos paraqitja e avokatëve mbrojtës të caktuar kryesisht nga Gjykata.

Seanca e radhës u caktua me 18 qershor, ora 12 e 30. Seanca u shoqërua mes debatesh mes të pandehurve dhe trupës gjykues.

Të pandehurit kërkojnë të mos gjykohen nga kryesuesja Saida Dollani.

Gjykata vendosi të gjobisë 2 nga avokatët për mos praninë e tyre me nga 5 mijë lekë.