Aktualitet Aplikimet për karta ID, me fasha kohore për 3 muajt e ardhshëm

Aplikimet për karta ID, me fasha kohore për 3 muajt e ardhshëm

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda kreu një inspektim në ambientet e ADISA-s në Njësinë Nr. 6 Tiranë, ku aplikohet për dokumente identiteti biometrike. Zv.ministrja u shpreh se për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që u skadojnë dokumentet brenda këtij viti, është përcaktuar një radhë për aplikimet, duke lejuar të aplikojnë brenda muajit tetor vetëm shtetasit që kanë marrë dokumentet në fashën kohore Janar – Prill 2009; në muajin Nëntor ata që kanë marrë dokumentet në muajt Maj – Gusht 2009 dhe pjesa tjetër në Dhjetor.

Kjo ndarje, nënvizoi Voda, duhet respektuar pasi përndryshe, shtetasit që kapërcejnë afatet, do të mund të aplikojnë vetëm në janar 2020.

Parlamenti zgjati afatin e vlefshmërisë dokumenteve që skadonin brenda 2019-ës me qëllim që t’u lehtësonte qytetarëve kryerjen e shërbimeve dhe për shkak të procesit zgjedhor të këtij viti. Tashmë çdo shtetas gjendet para mundësisë të aplikojë në kohë për të marrë dokumentin e ri të identitetit, qoftë ID apo pasaportë biometrike.

Kartat ID të prodhuara në muajt JANAR, SHKURT, MARS, PRILL 2009

Aplikimi deri në 31 Tetor 2019

Kartat ID të prodhuara në muajt MAJ, QERSHOR, KORRIK, GUSHT 2009

Aplikimi deri në 30 Nëntor 2019

Kartat ID të prodhuara në muajt SHTATOR, TETOR, NËNTOR, DHJETOR 2009

Aplikimi deri në 31 Dhjetor 2019.