Politika Aplikimi për leje-dalje, Rama: Kemi probleme, këto dy ditë Policia do jetë...

Aplikimi për leje-dalje, Rama: Kemi probleme, këto dy ditë Policia do jetë më tolerante

Kryeministri Edi Rama, edhe pasditen e sotme, ka vijuar me ritualin e telefonatave me qytetarët, të cilët kërkojnë informacion lidhur me problemet e tyre në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se deri më tani Zyra e Urgjencës ka kontaktuar me më shumë se 16 mijë qytetarët që kanë shprehur shqetësimin e tyre, duke i sqaruar apo duke i dhënë ndihmë.

Gjithashtu Rama ka kërkuar ndjesë lidhur me problemet që qytetarët kanë hasur me regjistrimin dhe marrjen e lejes në portalin e-albania. Kreu i qeverisë tha se problem për marrjen e lejeve ka qënë një mungesë koordinimi mes portalit dhe kompanive telefonike.

Duke marrë parasysh problemin e lindur nga moskoordinimi, numri një i maxhorancës u shpreh se në ditët e para Policia e Shtetit do të ketë një rol më sensibilizues dhe nuk do të fillojë menjëherë me masat ndëshkuese.