Kuriozitete Apple na njofton me iPhone 11, ja veçoritë dhe çmimi

Apple na njofton me iPhone 11, ja veçoritë dhe çmimi

Gjigandi teknologjik Apple ka zbuluar modelin iPhone 11, duke vënë në fokus kamerat ultra të gjera dhe performancën line-up me një çmim që fillon prej 699 dollarë. Versioni më i ri vjen në kohën kur Apple po kërkon të ri-dominoj tregjet globale të celularëve të mençur.

iPhone-t e rinj janë të kompletuar me kapacitete të reja dhe dizajn të jashtëzakonshëm, të cilat sipas shefit ekzekutiv Tim Cook, janë “mrekullia më e fundit e teknologjisë celulare”.

Prezantimi i modeleve u bë në një event në Cupertino të Kalifornisë. Një tjetër risi është reduktimi i çmimit fillestar i versionit paraprak iPhone XR, nga 749 dollarë në 699. Çmimi për pajisjet Premium të iPhone 11 shkon deri në 1000 dollarë.