Bota Arabia Saudite heq karantinën në 21 qershor, me përjashtim të Mekës

Arabia Saudite heq karantinën në 21 qershor, me përjashtim të Mekës

Arabia Saudite do të heqë ndalimin e lëvizjes më 21 qershor, vënë më shumë se dy muaj më parë me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Përjashtimi i vetëm do të jetë qyteti i Mekës, ku orari i lirë do të shkurtohet nga ora 15:00 në 6:00 të mëngjesit.

Gjatë Ramazanit, lëvizja e kufizuar ishte nga 5:00 pasdite deri në ora 9:00 në shumicën e vendeve.

Ndalimet e udhëtimit, shkuarja në xhami, shkuarja në punë si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat do të hiqen nga 31 maji.

Pelegrinazhet fetare si Haxhi dhe Umreja, në të cilat marrin pjesë miliona njerëz nga e gjithë bota, do të mbeten të pezulluara.

Arabia Saudite ka konfirmuar gati 75,000 raste me infeksion dhe 399 humbje jete.