Kryesore Arba Kokalari zgjidhet zv/presidente e Parlamentit Europian

Arba Kokalari zgjidhet zv/presidente e Parlamentit Europian

Shqiptarët morën një lajm të madh me zgjedhjen e Arba Kokalarit si eurodeputetja e parë në Parlamentin Europian në maj, por surprizat nga Brukseli duket se nuk kanë mbaruar me kaq.

32-vjeçarja shqiptare është zgjedhur të mërkurën si Zëvendës Presidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore Europiane. Në profilin e saj në rrjetet sociale, ajo ka njoftuar se do të jetë gjithashtu raportuesja përgjegjëse që do të udhëheqë punën e BE-së për Stambollin.

Por kush është Arba Kokalari?

Arba Kokalari ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986. Ajo është vajza e madhe e dy prindërve Bardh e Arjana Kokalarit si dhe mbesa e Musine Kokalarit, politikanes më të guximshme të shekullit të 19-të në Shqipëri. Arba jeton prej vitesh në Stokholm, ku emigroi që fëmijë dhe duket se e ka “politikën në vena”, pasi është angazhuar që në moshën 16-vjeçare.

Me një shqipe të admirueshme, Kokalari është shprehur mjaft krenare që është mbesa e Musine Kokalarit, e cila u diplomua në vitin 1941 në universitetin “La Sapienza” në Romë.

Lidhjet e saj me Shqipërinë nuk janë shkëputur, pasi Arba ka ruajtur jo vetëm gjuhën shqipe dhe dashurinë për vendin tonë. Pas zgjedhjes së saj si anëtare e Parlamentit Evropian, pati reagimeve të shumta edhe prej shqiptarëve. Si mbesa e Musine Kokalari, krenaria dhe pritshmëritë për Arbën duket se janë të mëdha.