Kryesore Ardian Dvorani merret në pyetje

Ardian Dvorani merret në pyetje

Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës paraditen e kësaj të mërkure pas kallëzimit penal që Presidenti Ilir Meta ka bërë ndaj tij.

Dvorani do të pyetet për kallëzimin që ka bërë kreu i shtetit, i cili e akuzon kryetarin e KED-së për shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit shtetëror.

Një ditë më parë, në Prokurorinë e Tiranës u paraqit edhe Presidenti Ilir Meta, i cili për rreth 1 orë dëshmoi për padinë që ka bërë.

Meta akuzon Dvoranin për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.