Sport Argjentina gjen në gjysmëfinale Brazilin, rivalin e përjetshëm

Argjentina gjen në gjysmëfinale Brazilin, rivalin e përjetshëm

Edhe pse me vështirësi, Argjentina është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës Latine, pasi mposhti pastër 2-0 Venezuelën.

Lionel Messi nuk shënoi, por vendimtar ishte sërish sulmuesi i Interit Lautaro Martinez, i cili realizoi në pjesën e parë një gol fantastik. Venezuela e vuri në vështirësi Argjentinën, por në momentin më të mirë të tyre, Lo Celso vulosi rezultatin e ndeshjes në 2-0.

Argjentina do të ndeshet tashmë në datën 3 korrik në gjysmëfinale me Brazilin organizator, në një finale te parakohshme.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër çerekfinale, kampionët e Kilit kaluan me penallti Kolumbinë pasi koha e rregullt u mbyll me rrjeta të paprekura.