Extra Arjan Çani e priste në studio, aktorja bie nga skena dhe thyen...

Arjan Çani e priste në studio, aktorja bie nga skena dhe thyen dhëmbët (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” ishte e ftuar trupa e aktorëve shqiptar dhe serbë që do të luajnë në shfaqjen “Gishti” në Teatrin Eksperimental.

Në emision ishte parashikuar që të ishin të pranishme dy aktore shqiptare dhe dy aktore serbe, por për çudinë e të gjithë në studio u shfaqën vetëm 2 aktoret shqiptare.

Arjan Çani ngeli i befasuar nga kjo mungesë korrektësie dhe për një moment mendoi se i dështoi emisioni.

I revoltuar nga ky fakt, Çani mori në telefon drejtorin e teatrit Kiço London, për të zbuluar se si qëndronte e vërteta.

Kiço tregoi se aktorja e njohur me emrin Ada, me të cilën Çani kishte kontaktuar për të pasur në studio aktoret serbe, ishte rrëzuar dhe kishte thyer dhëmbët.

Kiço Londo: “Është sëmurë, është në spital”.

Arjan Çani: “Ka thyer Ada dhëmbët? Pra është rrëzuar? Është në spital”?

Kiço Londo: “Është në spital, është rrëzuar sot te teatri, ka thyer dhëmbin, ka krisur nofullën, ka vrarë këmbën”.

Arjan Çani: “Po serbet pse s’më erdhën në emision”?

Kiço Londo: “Po nuk e kuptova, nuk e di”.

Arjan Çani: “Çfarë s’po ndodh këtej nga teatri, do prishet godina, Adës i thyen dhëmbët”.