Extra Arkitektët në Dubai duan të ndërtojnë një unazë gjigande rreth ndërtesës më...

Arkitektët në Dubai duan të ndërtojnë një unazë gjigande rreth ndërtesës më të lartë në botë

Në Dubai, firma e arkitekturës ZNera Space ka propozuar një dizajn konceptual që paraqet një strukturë rrethore masive pesëkatëshe të mbështjellë rreth rrokaqiellit më të lartë në botë, Burj Khalifa, i cili ngrihet në një lartësi marramendëse 829.8 metra, pothuajse dyfishi i lartësisë së Empire State Building.

Koncepti, i njohur si Downtoën Circle, bashkon komunitetin, luksin dhe planifikimin urban futuristik në një dizajn jashtëzakonisht ambicioz, i cili është sjellë në jetë nga një seri ilustrimeve magjepsëse të krijuara në bashkëpunim me Pictown, një kompani e specializuar në paraqitjet arkitekturore.

Struktura, e destinuar të ngrihet 550 metra mbi nivelin e rrugës, do të ketë një perimetër prej më shumë se tre kilometra. Unaza do të mbështetet nga pesë shtylla të mëdha.