Kuriozitete Arktik/ Një lopë deti për të mbrojtur këlyshët godet dhe fundos anijen...

Arktik/ Një lopë deti për të mbrojtur këlyshët godet dhe fundos anijen ruse

Një histori e pazakontë vjen nga akujt e Artikut, aty ku një lopë deti, ose Odobenus rosmarus siç quhet shkencërisht, ka sulmuar dhe pothuajse fundosur një anije eksploruese ruse.

Anija gjendej në Arktik, pikërisht në arkipelagun e Franz Jozefit, ku një ekspeditë ruse po hulumtonte mbi speciet e kafshëve në atë zonë aq të largët.

Në një moment relaksi, anija u godit nga një lopë deti ndoshta e trembur për këlyshët e saj, që ishin pranë.

Nga goditjet e kafshës, që mund të arrij një peshë deri në 1 tonelatë, anija pësoi dëme aq të pariparueshme sa që sipas autoriteteve të Ministrisë së Mbrojtjes ajo është tashmë fundosur, me ekuipazhin që ka shpëtuar.

Familje lopësh deti