Aktualitet Armë dhe drogë, arrestohen 3 persona në Shkodër

Armë dhe drogë, arrestohen 3 persona në Shkodër

Tre persona janë vënë në pranga gjatë aksionit policor “Buna” në Shkodër.

Të arrestuarit M.Sh. 22 vjeç, E.M. 21 vjeç dhe E.V. 31 vjeç po udhëtonin me një makinë “Volkswagen” kur u ndaluan për kontroll tek ura e vjetër e Bunës.

Gjatë kontrollit fizik të tyre, 22-vjeçarit iu gjet një sasi kokaine, peshore e vogël elektronike, dy pilula ekstazi dhe një sasi kanabisi. Gjatë kontrollit në banesat e tyre, 31-vjeçarit E.V. iu zbuluan dhe sekuestruan 3 pistoleta dhe disa fishekë, kurse në shtëpinë e 21-vjeçarit u gjet një tjetër sasi kanabisi.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje armëve  dhe i municionit”.